Merkel “thyen heshtjen”, shfaq solidaritet për Ukrainën

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, ka shprehur solidaritetin për Ukrainën në atë që ajo e përshkroi si një “luftë barbare” me Rusinë. Ky është reagimi i parë i Merkel pasi u kritikua për heshtjen e saj ndaj Rusisë

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shprehur solidaritetin për Ukrainën duke thyer heshtjen e saj për pushtimin rus.

Në një ngjarje në Berlin, Merkel e cila ka dhënë dorëheqje në fund të vitit 2021, ka mbështetur punën e qeverisë gjermane, Bashkimit Evropian, SHBA-së, NATO-s dhe të tjerëve që synonin t’i jepnin fund, siç theksoi ajo,“kësaj lufte barbare”.

“Solidariteti im shkon për Ukrainën e sulmuar dhe pushtuar nga Rusia, dhe mbështes të drejtën e saj për vetëmbrojtje”, ka thënë ajo, shkruan BBC.

Merkel është kritikuar për përpjekjen e saj për t’u angazhuar me presidentin rus, Vladimir Putinin, gjatë periudhës së saj 16-vjeçare në detyrë, veçanërisht për pranimin e gazsjellësit Nord Stream 2.

Projekti i tubacionit u pezullua përfundimisht nga pasardhësi i saj, Olaf Scholz, dy ditë para pushtimit rus.

Ndërkaq, pas disa muajsh paralajmërimesh dhe kërcënimesh të shumta se po planifikonte ndonjë pushtim të Ukrainës, presidenti rus, Vladimir Putin, kishte njoftuar më 24 shkurt se kishte nisur një “operacion special ushtarak” për “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e Ukrainës.

Shkatërrimi nga bombardimet, Foto AP

Analistët perëndimorë prisnin një pushtim të shpejtë rus të Ukrainës dhe sipas tyre, thuhet se ka pasur vërtet përpjekje nga Rusia për ta shënjestruar drejtpërdrejt presidentin ukrainas, Volodomyr Zelensky, ndoshta në mënyrë që ta zëvendësojë qeverinë e tij me një tjetër që i nënshtrohet vullnetit të Moskës.

Mirëpo, nëse Putini priste një luftë të shpejtë dhe të lehtë me pak përballje ukrainase ose ndërkombëtare – sikurse kishte ndodhur kur kishte pushtuar Krimenë në vitin 2014 – kësaj radhe ka mbetur i zhgënjyer.

Lufta ka rezultuar me sanksione kundër Rusisë, aplikime për anëtarësim në NATO nga Suedia dhe Finlanda, dhe me rritje çmimesh të karburanteve dhe ushqimeve në vendet me mijëra kilometra larg zonës së konfliktit.

Më dy qershor, janë bërë 100 ditë të invazionit rus në Ukrainë.

100 ditë luftë në Ukrainë

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika