Kosova shtëpi e “përkohshme”, por e ngrohtë për gazetarët ukrainas

Që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë, ndonëse shtet i vogël e me pak kapacitete, Kosova ka ofruar strehim dhe mundësi për punë nga distanca, për rreth 20 gazetarë ukrainës. Lyudmila Lukianchenko është ndarë me vazjën dhe nënën që gjashtë muaj, ato në Kiev e kjo në Prishtinë. Në një intervistë për RTV Dukagjini, gazetarja ukrainase ka shprehur përshtypjet pozitive, falënderimin për ndihmën, si dhe admirimin për qëndrimin e Kosovës krah Ukrainës, përballë agresionit rus

Sirena e alarmit paralajmëron se në çdo moment ju mund të jeni caku i radhës i një sulmi ajror. E pazakonta është kthyer në realitet e përdishtmëri për mbi 38 milionë ukrainas që nga pushtimi rus.

Vuajtje e vëshitrësi përjetojnë të gjithë sidomos nënat, ndër to edhe gazetarja Lyudmila Lukianchenko. Ka gjashtë muaj që jeton në Prishtinë, e çdo mëngjes zgjohet me ankthin se do të pranojë lajme të këqija nga e bija, Lisa dhe nëna, të cilat jetojnë në Kiev.

“Vajza ime qëndron në Kiev, dhe mëngjesi im kur zgjohem fillon duke bisedu me të, fillimisht e pyes si është. Pastaj unë e kam një aplikacion në telefon që tregon për alarmet e bombardimeve në kryqytet dhe në t’gjithë Ukrainën. Në këtë kohë vajza ime së bashku më nënën time, shkojnë nëpër tunele për t’u mbrojtur edhe nuk kanë çasje në rrjet. Por pastaj kur dalin nga tunelet më kontaktojnë mua edhe na tregojnë që janë mirë”, ka deklaruar Lyudmila Lukianchenko, Gazetare nga Ukraina. Dy njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj janë nëna dhe vajza 26 vjeçe.

Madje Lisën figurativisht e cilëson “projektin” më të suksesshëm në jetën e saj. Përshkrimin e ka specialitet, përparësi që e ka fituar përgjatë 16 viteve punë në radion Kombëtare të Ukrainës.

Natën e vitit të ri e festuan në distancë, 2024-ën e nisën të ndara, distancë që nuk e kishin menduar se do ta përjetonin ndonjëherë.

Më herët, ajo dinte shumë pak për Kosovën, por tash e njeh madje më thellësisht se shumë kosovarë, kulturën e natyrën thotë se ka nisur ta pëlqejë, në veçanti ngrotësinë e pritjen që e ndjen në vendin tonë.

“Ju jemi mirënjohës për të gjitha që na ofron Kosova, që Kosova bashkndjen me Ukrainën, edhe e dëgjon zërin e saj. Është shtet kaq i vogël por më një zemër të madhe që na ka hapur të gjitha dyert. Ju faleminderit shumë. Të gjitha fitoret vijnë kur jemi të bashkuar dhe solidar”, ka shtuar Lyudmila Lukianchenko, Gazetare nga Ukraina.

Në kuadër të programit të iniciuar nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, në Kosovë aktualisht janë 13 gazetarë ukrainas, ndërsa 5 të tjerë e kanë përfunduar programin.

Në kuadër të projekti që financohet nga Qeveria e Kosovës e implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në Kosovë qëndrojnë e punojnë edhe 3 gazetarë afgan.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika