Mustafa e do për avokate mbrojtësen e Jakup Krasniqin, Specialja nuk e lejon

Gjykata Speciale ia ka refuzuar Salih Mustafës kërkesën që ta ndryshoj avokatin kryesor. Specialja ia refuzoi kërkesën Mustafës, pasi ai propozoi për avokate të re, avokaten kryesore të Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendran

Salih Mustafa

Është avokate kryesore e Jakup Krasniqit.

Performanca e saj në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duket se i la përshtypje Salih Mustafës, i cili është dënuar nga dy shkallët e para të drejtësisë.

Prandaj, i njohuri në luftë si komandant Cali, kërkoi që ta angazhoj si avokate kryesore Venkatesëari Alagendran.

Mirëpo, kërkesa u refuzua nga gjykata. Arsye kryesore është konflikti i interesit, pasi Alegandra tashmë është e angazhuar në një proces tjetër gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara.

Pas këtij refuzimi, Mustafa vendosi që të vazhdoj përsëri me avokatin e njëjtë, Julius Von Bonne.

Refuzimi u bë, pasi kërkesën e kundërshtoi Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Më 23 janar 2024, Zyra e Prokurorit të Specializuar kundërshtoi emërimin e znj. Alagendra si avokate e z. Mustafa në Panelin e Gjykatës Supreme, duke pohuar për një konflikt të interesit. Më 16 shkurt 2024, Sekratari nxorri një vendim duke refuzuar kërkesën që të emëroj znj.Alagendra në mbrojtjen e z.Mustafa”

Alagendran është avokatja e cila e tha fjalën hyrëse në emër të mbrojtjes së Jakup Krasniqit, në seancën e parë kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Amer Alija – FDH ka theksuar se “Prokuroria e ka kundërshtuar kërkesën sepse mendon që akuzat të cilat janë përfaqësuar në rastin e Salih Mustafës, ndoshta mund të kenë përputhje me akuzat të cilat trajtohen në rastin Thaçi dhe të tjerët dhe për këtë arsye ata kanë vlerësuar se këtu kemi një konflikt interesi”

Avokati dhe hulumtuesi i lartë në Fondin për të Drejtën Humanitare, Amer Alija, thekson se Mustafa ka humbur mjaft kohë në këtë tentativë për ta ndryshuar avokatin kryesor.

Amer Alija – FDH ka theksuar se “Mjetet e jashtëzakonshme kanë edhe afate deri sa këto mjete dorëzohen pranë Dhomave të Specializuara dhe sigurisht që mbrojtja e Salih Mustafës apo vet Salih Mustafa ka humbur një muaj e gjysmë derisa janë ndërruar avokatët, sepse brenda këtij vakumi ka qenë i caktuar edhe një avokat i tretë”

Salih Mustafa fillimisht është dënuar nga, shkalla e parë e dënoi me 26 vite burgim, kurse më pas, Apeli e uli dënimin në 22 vjet.

Ai e ka kundërshtuar vendimin edhe në Gjykatën Supreme.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika