Osmani: Momenti i njohjes së Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e bindur se momenti i njohjes së Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

Në Tiranë ka nisur mbërritja e liderëve nga Evropa juglindore në samitin për Ukrainën, që po organizohet me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Pritja e liderëve po bëhet nga Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në samit tashmë ka arritur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u mirëprit nga Rama e Zelensky.

Ajo, në hyrje të samitit, para mediave ka thënë se është aty për ta mbështetur ushtrinë dhe popullin ukrainas.

Osmani theksoi se në samit do të flasë për hapat konkretë që Kosova po i merr në këtë drejtim së bashku me aleatë dhe partnerë të tjerë.

“Do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës”, u shpreh ajo.

Se a do ta kërkojë njohjen e Kosovës nga Ukraina, Osmani thotë se një kërkesë e tillë është bërë gjithmonë, teksa shprehet e bindur se ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës.

“Këto janë çështje bilaterale, gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e saj, për pavarësinë e saj dhe vlerat që janë të rëndësishme. Ai moment jam e bindur se do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika