Besa Gaxherri: Qysh guxon një deputet me shku me bisedu me një myfti për të miratuar një ligj

Për çështjen e Ligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar, Besa Gaxheri është shprehur e 'habitur' se si 'një a dy deputete' të bisedojnë me një klerik fetarë siç është Myftiu Naim Tërnava për miratimin e këtij ligji nga ana e deputetëve

Për çështjen e Ligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar, Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri është shprehur e ‘habitur’ se si ‘një a dy deputete’ të bisedojnë me një klerik fetarë siç është Myftiu Naim Tërnava për miratimin e këtij ligji nga ana e deputetëve.

Gaxheri është shprehur se për të ka qenë tepër shqetësuese ky fakt pasi që kjo çështje është e rregulluar me kushtetuten e vendit.

Kështu ka thënë Gaxheri në emisionin “Personale” në Televizionin Dukagjini.

“Një deputete kishte shkuar tek mysftiu Tërnava me diskutu për këtë ligj, Për mu ka qenë tepër shqetësuese. Qysh guxon 1 deputet/deputete me shku me diskutu me klerikë fetar për çështje që i kemi në kushtetutë. Në qoftë se ne guxojmë me bë gjëra të tilla, vet deputeti e deputetja. Çfarë duhet të kërkojmë te qytetarët? Çfarë shembulli po japim? Duhet organet kompetente të ndërmarrin hapa. Kemi gra me të drejtë që kanë probleme, dhe duan të kenë fëmijë ato bëjnë shpenzime me mijëra euro. Shteti ynë po pretendon me ofru një mundësi të tillë me shpenzime më pak. Me aspektin se një grua pa pasur burrë, nuk mund të bëjë fëmijë, është abdurde për të diskutuar dhe menduar. Nuk kemi të drejtë të përzihemi”, ka deklaruar Gaxheri.

Gaxheri ka shtuar se institucionet e vendit vazhdojnë të jenë të brishta dhe mentaliteti në aspektin politikisht nuk është ashtu siç duhet.

“Kjo është një ndër temat, ose çasja ose sjelljet e deputetëve që kur krahasoj me mandatin e parë dhe atë të sotit, me shqetësim dhe po shoh degradim. Nuk po kërkoj me u përkushtu sikurse ne, por nuk mund të arsyetohet askush që me u fut në ato salla, me besimin e njerëzve dhe të përkthesh në ideologjinë tënde personale është e pafalshme. Kur shoh deputetë dhe deputete, që nuk e dijnë apo nuk e njohin, apo nuk dojnë me respektu kushtetuten e vet. E cila hyn në kuvend me u betu me to dhe fillon me shkelë atë, e pikërisht këso ligje për mu është e pafalshme. Tregon që ende institucionet janë të brishta dhe mentaliteti jonë politikisht nuk është ashtu siç duhet. Secili mundemi me mendu ndryshe por kemi ligje dhe kushtetut, pamarrë parasysh ideologjinë, profesionin dhe qëllimin duhet të respektoj atë”, ka shtuar Gaxheri.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika