BE-ja pret që Projektligji për KPK-në të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës në seancën e së enjtes, duke marrë votën nga 61 deputetë, pa vota kundër apo abstenime. Lidhur me këtë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka theksuar se pret që drafti i ligjit të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes ka miratuar në parim Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Për këtë, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se pret që drafti të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Ne presim që drafti të përputhet plotësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit të ligjit”, ka shkruar Szunyog në rrjetin social X.

Projektligji për KPK-në është votuar nga 61 deputetë, asnjë votë nuk ishte kundër dhe asnjë abstenim.

Visar Krasniqi, zgjidhet anëtar i KPK-së nga shoqëria civile

Ndryshe, Komisioni i Venecias më 24 gusht 2023 kishte njoftuar se është përgatitur draft-opinioni për Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kjo pasi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 30 korrik kishte bërë të ditur se e ka dërguar për mendim në Komisionin e Venecias, Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Komisioni njofton se Konjufca ua ka kërkuar këtë mendim me letrën e dorëzuar më 28 korrik.

Dërgimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial në Komisionin e Venecias nga kryeparlamentari Konjufca, e kishte përshëndetur shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, duke thënë se mirëpret gatishmërinë e Konjufcës.

Qeveria e Kosovës më 12 korrik 2023 kishte miratuar versionin e ri të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas ndryshimeve të bëra nga Ministria e Drejtësisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika