Nga janari, 26 biznese të reja janë regjistuar në komunat veriore

Nga janari i këtij viti, në komunat veriore janë regjistruar 26 biznese të reja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se në komunat veriore janë regjistruar 26 biznese të reja.

“Që nga data 25 janar 2024, kur u bë hapja dhe funksionalizimi i zyrave të Agjencisë Për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), në komunat Mitrovicë Veriore dhe Leposaviq, janë regjistruar 26 biznese të reja”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja për hapjen dhe konsolidimin e zyrave të ARBK-së, në mes të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Mitrovicës Veriore dhe Leposaviqit, u nënshkrua më 25 janar 2024, përmes së cilës përveç regjistrimit të bizneseve të reja po ofrohen edhe shërbime të tjera për bizneset në këto dy komuna.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika