Bislimi pret në takim ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Ai ka thënë se mezi pret të punojnë ngushtë së bashku në rritjen e bashkëpunimit në mes të shteteve

Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Përmes një postimi në platformën X, Bislimi është shprehur se mezi pret të punojnë ngushtë së bashku në rritjen e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

“Kënaqësi për të pritur ambasadorin e re britanik në Kosovë@jonhargreaves67. Mezi pres të punojmë ngushtë së bashku në rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, pasi ne vlerësojmë shumë partneritetin, mbështetjen, aleancën dhe miqësinë e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Bislimi.

Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përmes një videoadresimi ka thënë se është shumë i lumtur që do të jetoj në Kosovë, siç është shprehur vetë ai, në një vend kaq frymëzues.

Lexo më shumë: Ambasadori i ri britanik në Kosovë: Shumë i lumtur të jetoj në këtë vend kaq frymëzues

“Jam shumë i lumtur që do të jetoj në këtë vend kaq frymëzues. Po pres me padurim të njihem me ju. Unë dhe familja jemi shumë të kënaqur që do të eksplorojmë malet e mrekullueshme që ka Kosova”, ka thënë ambasadori i ri britanik në Kosovë.

Ai ka dhënë lëvdata për ushqimin dhe gastronominë e Kosovës në përshtypjet e tij të para për vendin, duke shtuar se e admiron Kosovën për shkak të diversitetit kulturor që ka ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika