Aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture, lëndohen tre persona

Nga një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture në magjistralen Pejë - Prishtinë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Pejës

Në orën 19:05, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture në magjistralen Pejë – Prishtinë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 19:05 policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë -Prishtinë, fshatin Gllaviqicë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lëndimet nuk janë serioze”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika