Rasti më diskutabil i javës, a ishte penallti për Llapin? “E zbulon” eksperti i referimit Hajriz Hajdari

Eksperti i referimit, Hajriz Hajdari, ka thënë se gjyqtari kryesor Gramos Shala nuk është dashur të akordojë penallti në favor të Llapit në ndeshjen ndaj Gjilanit

Hajdari e ka shpjeguar në mënyrë të detajuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini rastin diskutabil në përballjen mes Llapit dhe Gjilanit, e zhvilluar të shtunën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Sipas tij, ka qenë vendim i gabuar i gjyqtarit kryesor, Gramos Shala.

“Këto raste nuk duhet të cilësohen si penallti. Ky ka qenë një vendim i gabuar i gjyqtarit. Gjyqtari gjatë lojës nuk e ka parë këtë penallti fare e ka referuar me reagim të ekipës vendase. Kur ka shkuar te VAR-i është dashur ta ndryshojë vendimin. Rregullorja nuk e lejon të jepen kësi penallti,” tha ai.

Ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit përfundoi me rezultat 2:1

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika