Hoxhaj: Nga ministri sllovak, kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Hoxhaj ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, me të cilin kanë biseduar për liberalizimin e vizave dhe ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, po qëndron në Bratisllavë, në Forumin GLOBSEC 2022, ndërsa gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok, ai i ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës(KiE).

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, të premten, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, me të cilin kanë biseduar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Një takim i shkurtër me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovë, nga opozita, kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës! Kosova është vendi më demokratik në Ballkan dhe i përket Këshillit të Evropës”, ka shkruar Hoxhaj.

Ndryshe, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka udhëtuar për në Sllovaki për të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022, që do të mbahet nga data 2 deri më 4 qershor, është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

“Krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit ‘Tani ose kurrë- duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor’, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum”, thuhet në njoftim.

Në këtë forum pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Forumi i Bratislavës GLOBSEC 2022, është një ndër konferencat më të rëndësishme strategjike ndërkombëtare.

Forumi do të shërbejë si një platformë për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore për t’iu bërë thirrje për veprim vendeve të Perëndimit dhe partnerëve të tyre demokratikë anembanë globit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika