Kurti: Telekomi instalon 15 stacione të internetit në veri

Telekomi i Kosovës ka zgjeruar shtrirjen në veri, duke instaluar edhe 15 stacione të reja. Kështu ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka paraqitur edhe rritjen në 140 megabitë për sekondë të shpejtësisë së internetit në Çabër të Zubin Potokut, pas zëvendësimit në stacionin bazë të transmetimit, me kalimin në teknologjinë “Ericsson” nga ajo “Alcatel”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut është rritur në 140 megabitë për sekondë, pas zëvendësimit të stacionit bazë të transmetimit dhe kalimit në teknologjinë e re të Ericsson.

Siç ka njoftuar kryeministri Kurti në rrjetin social Facebook, për një montim të tillë “dikur paguheshin nga 7500 deri 8500 euro kompanive private gjersa të punësuarit e Telekomit nuk punonin”.

Tash, sipas tij, punëtorët e Telekomit instaluan edhe 15 stacione bazë të reja në veri, nga vetëm pesë sosh sa ishin më parë.

Kryeshefja e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryetarët e Bordit dhe të Sindikatës, Shpëtim Dobra dhe Lamih Balaj, drejtorin teknik, Halil Krasniqin, dhe inxhinierët e tjerë, kanë inspektuar këtë të martë projektin në Çabër.

Sipas kryeministrit Kurti, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit pati një thirrje publike të veçantë për gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës: të jenë në shërbim të Republikës e të publikut dhe jo të oligarkëve që duan ta vazhdojnë rrjepjen dhe gjymtimin e Telekomit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika