Bajrami u kërkon falje qytetarëve për gjuhën që përdori në seancën për kontratat njëburimore

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami u ka kërkuar falje qytetarëve për gjuhën e përdorur në seancën për kontratat njëburimore

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, u ka kërkuar falje qytetarëve për gjuhën e përdorur në seancën e thirrur dje nga opozita për kontratat njëburimore.

Bajrami ka thënë se qytetarët e vendit janë motivi i saj për angazhim politik, pa marrë parasysh se kë e votojnë, dhe se, sipas saj, liria e bindjes së tyre për të është e shenjtë.

“Dje kur u debatua për kontratat njëburimore të Qeverisë si burim korrupsioni jam përpjekur të zbërthej korrupsionin që ka përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje nga Albin Kurti te Nagip Krasniqi e nga Martin Berishaj deri te Ridvan Muharremi i rezervave shtetërore. Kjo hajni e një mendësie politike që ka ardhë në pushtet me flamurin e antikurropsionit, më ka nxitur të demaskoj mashtrimin, me fjalë ndoshta të papërshtatshme për kulturën dhe bindjet politke që unë përfaqësoj”, ka thënë Bajrami.

Deputetja e LDK-së është shprehur se VV-ja ka ardhur në pushtet duke gënjyer, shpifur e akuzuar secilin që i ka dalë përpara.

“Edhe në seancën e fundit shpifën, gënjyen për t’i mbuluar hajnitë dhe faljen e tokës për Manastirin e Deçanit. Pasi ata nuk kanë moral në politikë, nuk do të thotë që ne tjerët nuk duhet ta ruajmë moralin dhe dinjitetin!”, ka thënë tutje ajo.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika