Kurti: S’ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk pranohen propozime për dinarin serb që shkelin rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, Qeveria e Kosovës do t’i adresojë me shpejtësi, kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për çështjen e dinarit, ai ka theksuar se ka pasur vazhdimisht opsione të ndryshme.

Kryeministri Kurti nuk ka dashur të flasë për propozimet e mundshme të zgjidhjes së çështjes, pasi, sipas tij, dëmtohet pozicioni negociator i Kosovës nëse ato shpalosen para kohe.

Kurti tregon se, ndonëse ka pasur propozime nga i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ato nuk janë refuzuar në mënyrë absolute. Ai thekson se është një proces në vazhdim dhe ka disa propozime në tavolinë.

Megjithatë, Kurti bën të qartë se nuk pranohen propozime që shkelin rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

“Shikoni, është një proces që po vazhdon dhe propozime ka, disa. Por, nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që shkojnë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së dhe njëkohësisht ne mund të merremi vetëm me pjesën e mbështetjes në terren nëse ka probleme. Sepse problemet që mund të shkaktohen, jo domosdo do të mund t’i zgjidhë të gjitha vetë Banka Qendrore e Kosovës. Në Republikën demokratike janë detyrat dhe funksionet e ndara”, ka deklaruar Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Lexo edhe: Escobar: Kurti refuzoi propozimet për dinarin

Javën e kaluar, Escobar ka deklaruar se kryeministri Kurti nuk pranoi ta pezullojë rregulloren e BQK-së, derisa BE-ja, SHBA-ja dhe Qeveria e Kosovës të gjejnë një zgjidhje afatgjate, siç do të ishte transferimi elektronik i eurove përmes sistemit të Kosovës.

Kryeministri Kurti mes tjerash ka theksuar se nuk ka pasur nxitim për këtë çështje, por ka pasur një vonesë, pasi “neni 11 i Kushtetutës së Kosovës thotë që padyshim se duhet të ketë vetëm një valutë si mjet pagese”.

Për takimin e sotëm në Bruksel, Kurti ka deklaruar se pret gjëra konkrete.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika