Kryetari i Kamenicës: AKK po refuzon ta trajtojë kërkesën për anëtarësimin e komunave në veri

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj ka thënë se në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve ka paraqitur kërkesën që të futet në rend dite shqyrtimi i anëtarësimit të komunave të veriut të vendit, por e njëjta siç thotë ai u refuzua

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se ka shtatë muaj që Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) nuk e ka trajtuar kërkesën e komunave në veri të vendit për anëtarësim.

Në një postim në Facebook, Rahimaj ka shprehur shqetësimin se sot në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve ka paraqitur kërkesën që të futet në rend dite shqyrtimi i anëtarësimit të komunave të veriut të vendit, por e njëjta, siç thotë ai, u refuzua.

“Për shtatë muaj, Bordi i AKK-së nuk ka trajtuar kërkesën e komunave në veri të vendit për anëtarësim. Sot në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve kemi paraqitur kërkesën tonë që të futet në rend dite shqyrtimi i anëtarësimit të komunave të veriut të vendit, por e njëjta fillimisht u refuzua me debat injorues dhe më pas me votë të partive të vjetra u pamundësua të futet si pikë e rendit të ditës”, ka shkruar Rahimaj.

Ndryshe, më 14 shtator të vitit të kaluar, kuvendet komunale të komunave të Zubin Potokut dhe Leposaviqit kanë miratuar kërkesën për anëtarësim në AKK, ndërsa një ditë më pas, më datë 15 shtator, Kuvendi Komunal i Zveçanit votoi pro anëtarësimit në AKK.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika