Berisha, për rastin e 400 kg-ve të kokainës në Lipjan: Prokuroria nuk ka prova

Avokati Besnik Berisha ka thënë se klienti i tij i cili akuzohet se ka transportuar drogë të llojit kokainë përmes kamionëve të kompanisë së tij është tërësisht i pafajshëm. Sipas Berishës prokuroria nuk e ka asnjë fakt dhe se qëllimshëm po e zvarritë procesin

400 kilogramë drogë të llojit kokainë ishin kapur në oborrin e një kompanie private në hyrje të Lipjanit në mes të muajit maj.

Policia e Kosovës, kishte njoftuar se kokaina kishte qenë e kamufluar në paketim të mishit të pulës, në kamionin që po e barte atë.

Besnik Berisha, avokat i pronarit të kompanisë në kamionin e të cilit ishte gjendur kjo sasi e drogës, ka thënë se rasti me qëllim po zvarritet për shkak se prokuroria nuk ka prova.

I ftuar në emisionin “Five”, të Rtv Dukagjinit, avokati Berisha, ka thënë se Policia e Kosovës nuk është treguar aspak profesionale në këtë rast.

“13 muaj bëhen prokuroria jonë nuk ngritë aktakuzë, kjo është e kundërligjshme. Cka po ju duhen prokurorisë gjithë këta muaj? Për shkak se nuk kanë prova, vetëm njërit i kanë bërë presion që të deklarojë kundër vullnetit të tij që të tregojë që di diçka dhe ta lirojnë. Prokuroria po punon ta arsyetojë atë spektakël medial, nëse ka ekzistu krimi, 13 muaj ndërton hetim edhe nëse janë krime lufte”, ka thënë ai.

Berisha, është shprehur se klienti i tij nuk ishte fare në dijeni për ekzistimin e drogës në kompaninë apo kamionin që po e transportonte.

Ai ka deklaruar se kjo ka mundur të jetë ndonjë kurthë e pregaditur për të.

“Dy ditë ka qëndru në oborr, as në depo jo, pa e prekë kush, sepse ata kanë qenë në dijeni se ka qenë mish. Kur e morën për ta zbarku mishin, ndërhynë policia e jonë kinse mos të shpërndahej, çfarë do bëhej me to do bëheshin sendvicha e hot doga?”, është shprehur Berisha.

Berisha tha se klienti i tij dhe kompania që ai e drejton është hetuar vazhdimisht dhe se sipas tij nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika