“Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera të sigurisë me NATO-n e ShBA-në”, Escobar mesazh Vuçiqit – komenton edhe Hillin 

Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, ka thënë se mirëpret angazhimin pozitiv të Serbisë drejt NATO-s dhe në të njëjtën kohë thekson se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera të sigurisë me shumë aleatë të NATO-s, përfshirë SHBA-në.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Personaliteti “drama queen” i Ballkanit, Aleksandër Vuçiq, njëherësh president i Serbisë, para pak ditësh ka bërë disa deklarata kërcënuese ku ka theksuar se Perëndimi duhet të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë. Me tone dramatike, Vuçiq ka thënë se nëse ata zgjedhin Kosovën, atëherë “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.

E këtij deklarimi i është kundërpërgjigjur për “Reporterin”, zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, duke potencuar se Serbia edhe asnjë shtet tjetër nuk mund t’ua përcaktojë fqinjëve të vetë zgjedhjen e aleancave të sigurisë.

“SHBA-ja beson se të gjitha shtetet janë të lira për të përcaktuar vetë politikën e jashtme dhe të zgjedhin aleancat e veta të sigurisë. Asnjë shtet nuk duhet të pretendojë veto ndaj orientimeve strategjike të fqinjëve të vet“, ka thënë Escobar, në një intervistë për këtë gazetë.

Escobar ka komentuar edhe deklarimin e ambasadorit amerikan, Chris Hill, i cili ka thënë se “Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova”.

Ai mirëpret angazhimin pozitiv të Serbisë drejt NATO-s dhe në të njëjtën kohë thekson se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera të sigurisë me shumë aleatë të NATO-s, përfshirë SHBA-në.

“SHBA-ja mirëpret angazhimin pozitiv të Serbisë me NATO-n. Në të njëjtën kohë, ne theksojmë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me NATO-n nëpërmjet KFOR-it dhe NALT dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera të sigurisë me shumë aleatë të NATO-s, përfshirë SHBA-në“, ka thënë Escobar.

Kërcënimeve të Vuçiqit iu është përgjigjur edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, duke thënë se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar.

Hovenier ka theksuar se NATO, aleanca më e fortë ushtarake, është në Kosovë.

“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim, sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshmen.

SHBA mbështet popullin e Kosovës dhe FSK-në, si forcë multietnike për mbrojtje territoriale. Kosova përballet më një sfidë me disa anëtarë të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën… dëshirojmë ta shohim të ardhmen e Kosovës në NATO. Presim që Kosova të jetë anëtare e plotë e NATO-s”, ka thënë Hovenier.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika