Robinson: Kosova ishte ndër anëtaret e parë të koalicionit global kundër drogës sintetike

Sipas Robinson, njëra prej çështjeve që Kosova ka punuar shumë është trafikimi i narkotikëve, sidomos atyre sintetike

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson, ka thënë se njëra prej programeve më të mëdha në Kosovë është bashkëpunimi me Policinë e Kosovës që ti bëjnë pjesëtarët më efektiv, por jo vetëm me Policinë ata janë duke punuar edhe me sistemin e drejtësisë.

Madje Robinson ka thënë se janë duke i ndihmuar Kosovës të arrijë qëllimin për tu përfshirë në integrime euro-atlantike dhe janë me fat që kanë partnerë të jashtëzakonshëm.

Sa i përket sulmit në Banjskë të ndodhur 6 muaj më parë, dhe se pjesëtarët serbë u larguan nga Policia e Kosovës duke dhënë dorëheqje gjë e cila shkaktoi trazira të shumta, Robinson ka thënë se ata policë duhet të kthehen.

“Fillimisht mendojmë se është me rëndësi për të gjitha institucionet qofshin ato të drejtësisë, korrektuese apo policia e gjykatat, konsiderojmë që është me rëndësi që ato të jenë të qasshme për të gjithë kosovarët andaj është me rëndësi që ata policë të kthehen. Është me rëndësi që ata gjykatës të kthehen në sistem. Kjo ka rëndësi edhe për shkak të integrimeve euro-atlantike por akoma më e rëndësishme për çdo qytetar që të dinë se janë të përfaqësuar në ato institucione, për të krijuar demokraci më të mirë, më të sigurt, më transparente”, ka thënë Robinson në ATV.

Ai përmendi se Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit ka zyrat në 90 shtete të botës, dhe se bandat në Haiti, lufta në Ukrainë apo lufta në Lindje të Mesme janë çështje për të cilat ata punojnë.

“Njëra prej çështjeve që Kosova ka punuar shumë është trafikimi i narkotikëve, sidomos atyre sintetike. Kosova ishte ndër anëtarët e parë të Koalicionit global kundër drogës sintetike dhe kjo temë qartë ka merr vëmendjen e SHBA-së”, ka thënë Robinson.

Në fund Todd D. Robinson u shpreh se Kosova është partner solid në këto përpjekje ajo e bënë dallimin sepse përpos pozitës ofron edhe ekspertizën e saj me shtetet e tjera në botë për ta bërë botën vend më të sigurt.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika