Kurti pret në takim pesë ambasadorë, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës, Finlandës dhe Luksemburgut. Temë e këtij takimi ishte dhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës, Finlandës dhe Luksemburgut.

Në njoftim thuhet se temë qendrore e këtij takimi ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kryeministri i falënderoi për takimin miqësor mes tyre dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në avancimin e aspiratave të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Pamje nga takimi

Kurti ka folur për veprimet që ka ndërmarrë qeveria në tri vitet e fundit të cilat sipas tij, kanë sjellë fryte pozitive e rezultate në përmirësim të sundimit të ligjit, avancim të demokracisë dhe progres socio-ekonomik, progres ky që njihet e faktohet edhe nga raportet e ndryshme ndërkombëtare.

Referuar njoftimit, ky takim ka ofruar mundësi që Kurti t’i falënderojë ambasadorët për rolin dhe kontributin e shteteve të tyre në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe zhvillimit të Kosovës si dhe procesin e integrimeve në organizata ndërkombëtare.

Në takim, u bisedua edhe rreth procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogut në Bruksel.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika