25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

Kosova ka mijëra rrëfime lufte që tregojnë më së miri momentet drithëruese me të cilat i’u është dashur të përballeshin familjet shqiptare, 25 vjet më parë, nga forcat serbe. E një ndër këto rrëfime është edhe ajo e familjes Berisha nga Suhareka, historia e së cilës ngjan me një lloj tragjedie. 50 anëtarë të kësaj familjeje ishin shtënë me armë zjarri, e më pas forcat serbe i kishin bartur në një kafiteri ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush nga ta s’do arrijë të mbijetojë. Nga kjo masakër mbijetuan tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha

Foto: KP

25 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serb, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin e kafiterisë, ku edhe do të ndodhte masakra.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha. Këta të tre gjatë transportit të viktimave drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamion kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur.

Para pak vjetësh disa prej anëtarëve janë gjetur dhe u janë varrosur eshtrat e Bujar Berishës, Faton Berishës, Nexhat Berishës dhe Arta Berishës, nën nderimet ushtarake. Por, ende nuk janë gjetur të gjithë anëtarët e kësaj familjeje. /KP

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika