Për të pestën herë dështon miratimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës për të pestën herë radhazi dështoi në miratimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, duke përfshirë edhe refuzimin nga dy deputetë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë seancës të së enjtes, për shkak të mungesës së deputetëve në votim.

Në sallë ishin të pranishëm 61 deputet, mjaftueshëm për ta kaluar legjislacionin, por votimi u braktis nga dy deputetë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Kjo është hera e pestë radhazi që Qeveria tenton t’i votojë amendamentet e propozuara nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica.

Votimi u braktis edhe nga partitë kryesore opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë.

Dështon sërish miratimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Në tetor të vitit të kaluar, pas shumë përpjekjesh, Kuvendi kishte arritur që me 63 vota për, një kundër dhe katër abstenime ta miratonte në lexim të parë këtë Projektligj.

 “Rrezik nga incesti, ku mbetet familja”, Rrahmani i VV-së tregon pse është kundër projektligjit për Shëndetin Riprodhues

Ky legjislacion ua mundëson edhe grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë përmes metodës të fertilizimit të asistuar, i njohur si IVF, në klinikat publike.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika