Arrestohen dy të dyshuar për tentim vrasje në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për tentim vrasje në Drenas

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy persona janë arrestuar për vrasje të rëndë në tentativë që ka ndodhur të martën e kësaj jave në Drenas.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ata janë arrestuar të enjten dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është raportuar se më 28.03.2024 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ku nga njëri prej tyre është konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë, më 26 mars rreth orës 18:07, është raportuar se “pas një mosmarrëveshjeje mes katër personave, burra kosovarë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, nga rasti nuk është raportuar për të lënduar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika