Bisedë telefonike Osmani-O’Brien, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe për Marrëveshjen e Brukselit

Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien

Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani, ka njoftuar se këtë të hënë pati një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në platformën “X”, Osmani e ka cilësuar telefonatën si produktive teksa njoftoi se gjatë bisedës është diskutuar për hapat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.

“Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoj rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë amerikanë në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika