Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se kanosi zyrtarët policorë

Një person është arrestuar në Pejë sepse dyshohet që fillimisht gjatë vozitjes nuk i ka përfillur urdhrat nga zyrtarët policorë për ndalim, e më pas verbalisht i ka kanosur ata

Ilustrim

Është arrestuar një person sepse i njëjti dyshohet se gjatë vozitjes nuk i ka përfillur urdhrat nga zyrtarët policorë për ndalim e më pas verbalisht i ka kanosur këta zyrtarë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se ky rast ka ndodhur në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, gjatë ditës së djeshme në orën 17:18.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Eliot Engel, Pejë / 02.04.2024 – 17:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, fillimisht nuk ka përfillur urdhrat e dhënë nga zyrtarët policorë për ndalim e më pas verbalisht ka kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika