Haxhiu: 31 automjetet e konfiskuara në rastin “Banjska” i janë dhënë në shfrytëzim Policisë së Kosovës

31 mjetet transportuese që janë konfiskuar në Banjskë të Zveçanit pas sulmit terrorist të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, i janë dhuruar Policisë së Kosovës për shfrytëzim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se 31 mjetet transportuese që janë konfiskuar në Banjskë të Zveçanit pas sulmit terrorist të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, i janë dhuruar Policisë së Kosovës për shfrytëzim.

“Para pak kohës, Agjencia për Konfiskim dhe Menaxhim të Pasurisë së Sekuestruar apo të konfiskuar ka pranuar vendimin e Gjykatës që ndërlidhet me konfiskimin e 31 mjeteve transportuese, të cilat ndërlidhen me rastin që po hetohet nga Prokuroria Speciale, pra rasti Banjska. Pra, janë 31 mjete të konfiskuara dhe të cilat Ministria e Drejtësisë ia ka dhënë në shfrytëzim Policisë së Kosovës për nevojat të cilat i ka”, u shpreh ajo, shkruan EO.

Serbia duhet ta ekstradojë Millan Radojiçiqin dhe grupin e tij, që të njëjtit të dalin para drejtësisë, thotë ministrja Haxhiu.

“31 mjete transportuese i janë konfiskuar Milan Radoijiçiqit me vendim të Ministrisë së Drejtësisë, të njëjtat i janë dhënë për përdorim Policisë së Kosovës për nevojat e tyre. Jemi të befasuar se si ende pas sulmit në Banjskë, nuk ka aktakuzë për kryekrimineli Millan Radojiçiq dhe grupin e tij. Unë i bashkohem thirrjes se kryeministrit, Serbia duhet ta ekstradojë Millan Radojiçiqin dhe grupin e tij, që të njëjtit të dalin para drejtësisë, sepse ata tashmë janë vendosur edhe në listën e Interpol-it”, ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu të mërkurën ka njoftuar se ka nisur zbatimi i urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin “Banjska”.

Ajo ka thënë se Agjencia e Administrimit të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka nisur identifikimin e pasurive të përmendura në urdhër, duke përfshirë edhe vilën që konsiderohet të ketë qenë e Milan Radojiçiq.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika