Arrestohet personi që u kap me 20 pako heroinë në vlerë rreth 250 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili u kap me 20 pako e llojit heroinë, 2.500 euro para të gatshme si dhe dy telefona celular në veturë

Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës , sot [e dielë] ka sekuestruar 20 pako të narkotikëve të llojit heroinë, 2.500 euro para të gatshme si dhe dy telefona celular nga vetura e një të dyshuari.

Policia e Kosovës përmes një konference për media ka njoftuar të dielën se i dyshuari me shtetësi kroate dhe shqiptare, me inicialet A.L është arrestuar pasi u kap me lëndën narkotike në dalje të Kosovës.

“Janë gjetur tek një automjet me targa kroate i cili drejtohej nga një shqiptar shtetas kosovar dhe kroat. Automjeti ka qenë duke dalur nga nga territori i Kosovës. Në bagazh të kamufluar janë gjetur 20 pako Heroinë. Në pjesë të brendshme janë gjetur të fshehura para në vlerë 2500 euro dhe një celular”, tha Murseli.

I dyshuari, sipas policisë, vjen përmes Turqisë ose Iranit dhe përmes rrugëve të Ballkanit ka arritur në Kosovë.

“I dyshuari, i lindur në vitin 1959 është arrestuar dhe po intervistohet në prani të avokatit. Vlera e substancës narkotike sillet rreth 20-25 mijë euro në tregun kosovar, e gjithsej shuma sillet deri në 200 mijë euro”, ka deklaruar rreshteri Reshat Murseli.

Sipas tij, lënda narkotike ishte destinuar për në tregun e Bashkimit Evropian.

Fotografi nga vendi i konferencës, Sylejman Sylejmani

 

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika