Vdes këmbësorja 68-vjeçare, e cila u godit nga një motoçikletë në Prishtinë

Një 68-vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë, pasi ishte goditur nga një motoçikletë në një aksident trafiku të dielën

Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë këmbësorja, e cila ishte goditur nga një motoçikletë në Prishtinë të dielën.

Policia ka njoftuar se viktima 68-vjeçare nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

“Mbrëmë në ora 20:25, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arrit të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vdekja e 68-vjeçares, N.L, është konfirmuar këtë të hënë rreth orës 07:30, nga ekipi mjekësor në QKUK.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë.

Ndryshe, policia ka konfirmuar të dielën se ngasësi i motoçikletës kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika