25 vjet nga Beteja e Koshares, Krasniqi: Kjo betejë shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka përkujtuar 25-vjetorin e Betejës së Koshares dhe thyerjes së kufirit Kosovë-Shqipëri, duke thënë se kjo betejë është një nga fitoret e mëdha që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) i ka korrur gjatë luftës çlirimtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përkujtuar 25-vjetorin e Betejës së Koshares dhe thyerjes së kufirit Kosovë-Shqipëri.

Krasniqi ka thënë se kjo betejë i ka dhënë luftës çlirimtare një frymë tjetër që sipas tij, “do të frymëzonte zemrat e çdo shqiptari të etur për liri”.

Varrezat e të rënëve në Betejën e Kosharës

Kreu i PDK-së ka thënë se Beteja e Koshares një nga fitoret e mëdha të UÇK-së, si paralajmërim për fitoren përfundimtare që do të vinte dy muaj më vonë.

“Lavdi dëshmorëve të Koshares! Respekt dhe mirënjohje e përheshme veteranëve!”, ka shkruar i pari i partisë opozitare.

Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Lexo më shumë: 25 vjet nga Beteja e Koshares dhe thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses. Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe caqet ushtarake dhe paramilitare serbe ishin sulmuar nga forcat e aleancës veri-atlantike NATO.

Në aspektin strategjik beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë jo vetëm marrjen dhe pastrimin e kufirit por edhe krijimit të prapavijës së qëndrueshme për mbështetje dhe operacione logjistike, ndihmë mjekësore e të tjera.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika