Ministrja gjermane do t’i përshpejtojë dëbimet për të luftuar krimin në rritje

Qeveria e Gjermanisë është zotuar për të luftuar krimin në rritje, sidomos pas rritjes së numrit të të dyshuarve me prejardhje jogjermane

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser. Foto: Mzia Saganelldzr (RFE/RL)

Qeveria e Gjermanisë është zotuar të martën për të luftuar krimin në rritje, sidomos pas rritjes së numrit të të dyshuarve me prejardhje jogjermane, teksa tenton edhe të shmangë rritjen e konsiderueshme të partisë së të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet shtetërore të këtij viti.

Të dhënat aktuale tregojnë 5.5 për qind rritje të krimit vitin e kaluar dhe 13.5 për qind rritje të numrit të të dyshuarve me prejardhje të huaj, ka thënë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

Sipas saj, Gjermania duhet ta përmirësojë integrimin dhe të rrisë numrin e dëbimeve.

“Shkelësit e huaj duhet të largohen nga Gjermania shumë më shpejt. Rregullat e ashpra që i kemi krijuar për dëbim duhet të zbatohen”, ka thënë Faeser, socialdemokrate në koalicionin qeveritar të kancelarit, Olaf Scholz.

“Secili që nuk i zbaton rregullat, duhet të largohet”, ka thënë ajo, duke shtuar se ka zero tolerancë për krimet e dhunshme, të cilat janë rritur për 8.6 për qind në vitin e kaluar.

Partitë opozitare, si konservatorët, ashtu edhe Alternativa për Gjermaninë, sa shkojnë e fitojnë më shumë mbështetje përmes premtimeve për politika më të ashpra për migrantët, përfshirë kontrollet më të ashpra kufitare dhe më shumë dëbime.

“Ajo për të cilën AfD-ja ka paralajmëruar për vite, tani nuk mund të fshihet.. statistikat e reja për krime kanë nxitur debatin e ‘krimit nga të huajt’”, ka thënë Richard Graupner prej AfD-së në Bavari.

Disa sondazhe e renditin AfD-në të dytën në nivel kombëtar dhe të parën në tri lande lindore, para zgjedhjeve të shtatorit. /Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Të fundit nga rubrika