Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, thirret protestë më 15 prill

Pas vrasjes së 21-vjeçares dhe plagosjes së vëllait të saj 15-vjeçar të premten pasdite te objekti i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj është thirrur protestë.

Për këtë rast dyshohet ish-bashkëshorti i viktimës, 36-vjeçari V.A, i cili është arrestuar nga policia pasi fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur.

Protestën e kanë thirrur aktivistë dhe anëtarë të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Ata kanë njoftuar se protesta do të mbahet më 15.04.2024, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:30.

Në thirrjen e tyre për protestë nga Kolektivi e kanë konsideruar vrasjen e 21-vjeçares si vrasje që ka ndodhur “në sytë e shtetit”, e që sipas tyre, vajzat dhe gratë në Kosovë nuk janë askund të sigurta.

Për shkak të kësaj gjendje, ata konsiderojnë se të gjithë duhet të ngriten në këmbë kudo, për të kërkuar nga shteti që ta trajtojë femicidin si urgjencë kombëtare.

“Ky rast i femicidit është duke treguar që vajzat dhe gratë në Kosovë nuk janë askund të sigurta. Ato dhunohen e vriten në shtëpi, në strehat e shtetit, në rrugë e në spitale, pa mbrojtje e pa siguri nga shteti. Femicidi dhe lufta që iu është shpallur grave duhet të na revoltojë të gjitha/ë dhe të na ngrisë në këmbë shesheve dhe rrugëve në Prishtinë e kudo për të kërkuar që shteti me të gjitha strukturat e saj t’iu dalë në krah vajzave dhe grave dhe ta trajtojë femicidin si urgjencë kombëtare” – kanë shkruar në thirrjen e protestës nga Kolektivi.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika