Arrestohet një person pasi sulmoi fizikisht gruan dhe i konfiskohet një pushkë gjuetie

Është arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj gruas

Policia e Kosovës

Pasditën e 12-të prillit, në Zubin Potok është arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një pushkë gjuetie me 27-fishekë gjuetie.

“Zubin Potok 12.04.2024-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës-bashkëshortes së tij shtetase e Shqipërisë. Njësitet policore po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 27-fishekë gjuetie cal-12mm”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika