Kërcënon Irani, thotë se do ta sulmojë çdo shtet që e hap hapësirën ajërore për Izraelin

Irani ka kërcënuar shtetet të cilat i lejojnë Izraelit ta përdor hapësirën ajrore. Ky kërcënim ka ardhur pas lëshimit të qindra dronëve dhe raketave në drejtim të Izraelit

Photo by Michael Gruber/Getty Images

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Brig. Gjenerali Mohammad Reza Ashtiani lëshoi një paralajmërim të ashpër për çdo vend që lejon Izraelin të përdorë hapësirën ajrore ose territorin e tij për të sulmuar Iranin, duke thënë se ata do të përballen me një “përgjigje vendimtare” nga Irani.

“Çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore ose tokën ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë përgjigjen tonë vendimtare”, raportoi lajmi shtetëror IRNA, duke cituar Ashtianin.

Ndryshe, sipas mediave ndërkombëtare, Irani i ka nisur rreth 100 dronë dhe disa raketa drejt Izraelit.

Nga Izraeli kanë thënë se janë të përgatitur për sulmin që po i vije.

ShBA-ja është shfaqur e gatshme ta ndihmojë Izraelin pa kushte.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika