Pesë të arrestuar në Podujevë, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje u përleshen mes vete

Pesë persona janë arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion u përleshen mes vete

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Pesë persona janë arrestuar të dielën në Podujevë, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje janë përfshirë në një përleshje mes vete.

Policia ka njoftuar të hënën se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK-47.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Katër nga të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri që dyshohet se ka shtënë me armë në ajër, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika