Nga e marta rikthehet pluhuri saharian në Kosovë

Pluhuri saharian rikthehet ditën e martë, mbetet mot i ngrohtë, por me erë dhe vranësira. Në mbrëmje vonë edhe reshje shiu

Meterologu, Mendim Rugova përmes platformës së tij “Mendimi për Motin” ka njoftuar se që nga e marta rikthehet pluhuri saharian në Kosovë.

“Për ditën e martë në vend mbetet ende mot i ngrohtë, megjithëse kalojnë më shumë vranësira. Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s, e në pjesë të Dukagjinit dhe Drenicës edhe të fuqishme me hove deri në 20m/s (70km/h)”, njofton meterologu.

Temperaturat minimale zbresin në 11 gradë celsius e 13 gradë celsius, e ato maksimale paksa më të ulëta, deri në 23C e 25C.

Tutje ai parashikon se në Kosovë ditën e martë parashihet të depërtojnë edhe koncentrime më të larta të pluhurit saharian pranë sipërfaqes, që mund të çojnë vlerat e çastit të indeksit të cilësisë së ajrit në të dobëta, apo ndotje më të rritur.

Më shumë të reshura shiu priten ditën e mërkurë dhe enjte, që aty këtu mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat zbresin në 12 gradë celsius e 14 gradë celsius të mërkurën, derisa të enjten në 9 gradë celsius, në vise malore priten të reshura dëbore.

“I paqëndrueshëm parashihet moti ditën e premte, me mundësi për reshje lokale shiu, e të shtunën shfaqen sërish kushte për më shumë shi. Nëse temperaturat minimale zbresin fare pranë 0 gradë celsius, nuk përjashtohen mundësi që reshje dëbore të shfaqen edhe në pjesë të Prishtinës”, tha meteorologu Mendim Rugova.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika