Osmani takohet me Hovenier, ia potencon shkeljen e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ia ka potencuar shkeljen e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes nga ana e Serbisë, përmes ndalimit të djeshëm të qytetarëve të Kosovës në zonat kufitare

Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier e ka përgëzuar Osmanin për edicionin e dytë të   Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke vlerësuar përkushtimin e saj dhe të Kosovës për ta avancuar këtë agjendë në vend, si dhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Në takim u diskutua po ashtu për zhvillimet e fundit në vend, ku Presidentja potencoi shkeljen serioze të të drejtave të njeriut dhe marrëveshjes për lirinë e lëvizjes nga ana e Serbisë, përmes ndalimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës në zonat kufitare dhe trajtimit të papranueshëm të tyre, si dhe arrestimet e paligjshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim është diksutuar lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Temë e diskutimit në këtë takim ishin edhe përgatitjet që po bëhen dhe koordinimi me aleatët në prag të mbledhjes së radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika