Osmani pret në takim me përfaqësues diplomatik të disa shteteve anëtare në KiE

Presidentja, Vjosa Osmani, në takim me përfaqësuesit diplomatik të disa shteteve anëtare në Këshillin e Evropës, ka theksuar se mbështetja e këtyre shteteve për Kosovën është e rëndësishme edhe në votimin që mund të mbahet në muajin maj, në Komitetin e Ministrave

Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësues diplomatik të disa shteteve anëtare në Këshillin e Evropës.

Osmani ka pritur në takim ambasadorë e të ngarkuar me punë nga ambasadat e Suedisë, Austrisë, Holandës, Finlandës, Zvicrës, Luksemburgut dhe Belgjikës.

Përfaqësuesit e këtyre shteteve e kanë përgëzuar Osmanin për suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa presidentja i ka falënderuar për mbështetjen në votim.

“Më tej, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si një hap vendimtar drejt rritjes së efektivitetit të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim, duke u dhënë atyre qasje në mekanizmat për të drejta të njeriut që i ofron kjo organizatë”, ka njoftuar Presidenca.

Presidentja ka theksuar se mbështetja e këtyre shteteve për Kosovën është e rëndësishme edhe në votimin që mund të mbahet në muajin maj, në Komitetin e Ministrave.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani përsëriti përkushtimin e palëkundur të Kosovës për ruajtjen e vlerave dhe standardeve evropiane, duke theksuar progresin e bërë në forcimin e institucioneve demokratike, promovimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika