Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues

Serbia, sipas autoriteteve kosovare, i ndaloi dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës së fundmi, në mesin e të cilëve edhe një zëvendësdrejtor të Policisë së Kosovës me kombësi serbe. Që të gjithë u liruan deri më 18 prill

Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë me ndalimin e zyrtarëve policorë të Kosovës në Serbi, janë shqetësuese.

Serbia, sipas autoriteteve kosovare, i ndaloi dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës së fundmi, në mesin e të cilëve edhe një zëvendësdrejtor të Policisë së Kosovës me kombësi serbe. Që të gjithë u liruan deri më 18 prill.

Policia serbe kishte thënë se ata ishin dërguar në mbajtje për “kontrolle sigurie”.

Duke nënvizuar se të gjithë zyrtarët policorë janë liruar tashmë, Stano tha për REL-in se “askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveç nëse është e arsyeshme dhe në përputhje me procedurën e përcaktuar me ligj”.

“Për më tepër, Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia, dhe ajo duhet të respektohet”, tha Stano.

Ai shtoi se BE-ja pret që palët në dialog të shmangin çdo lëvizje që mund të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin dhe ta sigurojnë një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e dialogut.

Më 17 prill, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi mbi 1.400 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po kalonin transit nëpër Serbi.

Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi, dhe se lëvizja e qytetarëve kosovarë “nuk është kufizuar”./Radio Evropa e Lirë/

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika