Kurti takohet me veteranë e invalidë, diskutojnë për nismën ligjore për mbrotjen e vlerave të luftës

Këtë të shtunë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi dhe veteranët e invalidët e luftës - Hyzri Musliu, Naim Gashi dhe Safedin Zuka. Ata kanë diskutuar për nevojën e nismës ligjore për mbrotjen e vlerave të luftës

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka priti në takim kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi dhe veternatët e invalidët e luftës – Hyzri Musliu, Naim Gashi dhe Safedin Zuka.

Pjesë e takimit ishte dhe ministri i Shëndetksisë, Arben Vitia.

Në këtë takim është diskutuar për nevojën e nismës ligjore për mbrotjen e vlerave të luftës.

“Përtej rregullimit të kompensimit të plotë të shpenzimeve lidhur me protezat e invalidëve të luftës, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u përmend edhe buxheti i rritur për barnat në vlerën prej 60 milionë dhe zbatimi i Ligjit të ri për Çmimin e Barnave”, ka njoftuar Kryeministria.

Kurti ka theksuar përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në adresimin e nevojave dhe mbrojtjes së të drejtave të veteranëve dhe invalidëve të luftës.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi
Veternatët dhe invalidët e luftës – Hyzri Musliu, Naim Gashi dhe Safedin Zuka
Pjesëmarrës në takim dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika