Muhaxheri pret në takim ambasadorin amerikan, Hovenier

Kryetari i Pejës, Muhaxheri në takim me Ambasadorin amerikan, Hovenier kanë biseduar për partneritetin në mes të Ambasadës dhe komunës së Pejës

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës në takim me Ambasadorin Amerikan, Jeffrey Hovenier

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, të martën, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Muhaxheri i ka uruar mirëseardhje ambasadorit, Hovenier në Komunën e Pejës, i cili e ka falënderuar Muhaxherin për pritjen, duke theksuar se është hera e parë që ai viziton Komunën e Pejës.

Sipas njoftimit nga kryetari i komunës së Pejës, në këtë takim është biseduar për projektet e rëndësishme të Komunës së Pejës, partneritetin në mes të Ambasadës dhe Komunës së Pejës, bashkëpunimin, të cilin e kanë me USAID-in, sekretin e suksesit të qeverisjes së mirë, sfidat që ndodhin gjatë qeverisjes e shumë çështje të tjera.

Ndërsa, ambasada amerikane në Kosovë përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Ambasadori Hovenier sot ka viziuar Pejën ku është takuar me kryetarin e Komunës Gazmend Muhaxheri, si dhe ka vizituar Patrikanën e Pejës, OJQ “HUMAN”, “Green House Peja” dhe vullnetarë shumë të motivuar.

“Peja po tregon se si qeverisja lokale dhe shoqëria civile mund të punojnë së bashku për të krijuar një të ardhme më të ndritur, multietnike për Kosovën”, ka thënë Hovenier.

May be an image of 5 people, people sitting, people standing and indoor

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika