“Nënat e Srebrenicës” mirënjohëse për fjalimin e Osmanit në KS të OKB-së

Organizata me bazë në Bosnje, “Nënat e Srebrenicës”, e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për fjalimin e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se fjalime të tilla do të kujtohen për gjenerata

Organizata me bazë në Bosnje, “Nënat e Srebrenicës”, e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për fjalimin e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Osmani ka folur për vuajtjet e shqiptarëve në Kosovë dhe njerëzve në Bosnjë, viktimat e dhunës seksuale për të cilat ajo kërkoi kërkim falje nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“I jemi mirënjohëse presidentes Osmani, fjalimi i saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, viktimat shqiptarë të gjenocidit, janë dëgjuar nga e gjithë bota. Fjalime të tilla do të kujtohen për gjenerata. Faleminderit”, ka shkruar kjo organizatë në platformën X.

Në maj pritet që të votohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika