Pesë vjet nga zhdukja e Mirjeta Zekës, përfaqësimin e familjes e merr Amer Alija

Amer Alija, është autorizuar nga familja e Mirjeta Zekës e cila rezulton që pesë vjet e zhdukur, që ta përfaqësojë palën e dëmtuar pranë organeve përkatëse. Ai kërkon që ky rast të transferohet në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për shkak se sipas tij Prokuroria Themelore në Mitrovicë është treguar e paaftë në zbardhjen e rastit

Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK), ka njoftuar se në vigjilje të pesë vjetorit të zhdukjes së Mirjeta Zekës, është autorizuar nga familja e saj që ta përfaqësojë palën e dëmtuar pranë organeve përkatëse.

Kështu bëri të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa fajësoi Prokurorinë Themelore në Mitrovicë se e njëjta është treguar e paaftë në zbardhjen e rastit.

“Në prag të pesë vjetorit të zhdukjes së Mirjeta Zekës jam autorizuar nga familja e saj që ta përfaqësoj palën e dëmtuar pranë organeve kompetente. Në datën 31 mars të vitit 2019, Mirjeta Zeka është zhdukur në rrethana të panjohura dhe të pa ndriçuara deri më tani. Në datën 22 mars të vitit 2024 i kam dërguar prokurorit të rastit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës një parashtresë për informim lidhur me rastin dhe procedurën hetimore, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës pala e dëmtuar ka të drejtë të pranon informacione nga prokurori i shtetit i cili e zhvillon procedurën penale”.

Alija ka kërkuar që ky rast të transferohet në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Një muaj pas dërgimit të parashtresës dhe më shumë se pesë vite që nga zhdukja misterioze e Mirjeta Zekës, unë si përfaqësues i palës së dëmtuar kërkoj nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës që të na njofton zyrtarisht me rrjedhën e hetimeve dhe në të njëjtën kohë kërkojmë që ky rast të transferohet në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës duke pas parasysh se Prokuroria Themelore në Mitrovicë është treguar e pa aftë në ndriçimin e rastit”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika