VLEN-i “i kënaqur” me rezultatet e zgjedhjeve, ankohen se komunitetet tjera joshumicë votuan Bujar Osmanin

Koalicioni shqiptar në Maqedoni të Veriut janë shprehu të kënaqur me rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve presidenciale atje.

Këtë ka deklaruar në “Debat Plus”, Arianit Reka, zëdhënësi i kandidatit të VLEN-it, Arben Taravari.

Reka ka kritikuar Frontin Evropian në krye me Bujar Osmani, duke thënë se kanë bërë koalicion me komunitet tjera pakicë.

“Rezultati është i jashtëzakonshme për ne… dhe ka një atmosferë mjaftë pozitive. Rezultati është i mirë, siç e dini në këto zgjedhje kishim dy blloqe, ishte blloku VLEN dhe blloku tjetër që ishte bllok multietnik.

Votat që janë marrë nëpër komunitete që janë nëpër vendbanimet multietnike nuk janë marrë më vendbanimet shumicë ku janë shqiptarët”, ka thënë Reka.

Në një konferencë për media edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka thënë koalicioni VLEN është fitues i votave shqiptare, ndërsa sipas tij, BDI-ja ka edhe votat e komuniteteve tjera.

“VLEN është përfaqësuesi i vetëm legjitim i shqiptarëve në këto zgjedhje dhe në qeverinë e ardhshme. BDI edhe me këto rezultate nuk nxjer deputet shqiptar. BDI me këto zgjedhje humbi legjitimitetin politik të flasë në emër të shqiptarëve”, ka thënë Kasami.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika