Kamberi mban takime në PE dhe KiE, diskuton për diskriminim e shqiptarëve në Preshevë

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në takimet e mbajtura në PE dhe KiE ka diskutuar për çështjen e diskriminimit të shqiptarëve në Preshevë dhe ka kërkuar përmbushjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në atë zonë

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka mbajtur takime në Parlamentin Evropian (PE) dhe Këshill të Evropës (KiE).

Në këto takime është diskutuar për diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve, veçanërisht në Preshevë.

“Kërkuam përmbushjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë, duke përfshirë integrimin e tyre në shoqëri dhe në strukturat indtitucionale e publike”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka bërë të ditur se kanë insistuar në implementimin e marrëveshjeve të cilat sipas tij, i ka nënshkruar Beogradi me përfaqësuesit instituciinal e politik të Luginës së Preshevës dhe vendosjen e simetrisë për të garantuar të drejtat e shqiptarëve.

“Faleminderit për përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Këshillit Kombëtar Shqiptarë sikurse edhe Flora Ferati-Sachsenmaierdhe të gjithë të përfshirët në këtë nismë të rëndësishme”, ka shkruar tutje deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Në fund ai është shprehur se janë bashkë për drejtësi dhe barazi për të gjithë.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika