Merkel, luftën e Rusisë në Ukrainë e quan tragjedi të madhe

Duke folur për situatën aktuale, ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel teksa ka dënuar agresionin rus mbi Ukrainën, ka thënë se nuk ka asnjë justifikim për “mospërfilljen brutale të ligjit ndërkombëtar” nga Rusia

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ishte përpjekur shumë për të parandaluar që situata në Ukrainë të shndërrohej në një konflikt të plotë.

Në intervistën e parë, që nga largimi i saj nga posti i kancelares, Merkel teksa ka folur për situatën aktuale, ka thënë se nuk ka asnjë justifikim për “mospërfilljen brutale të ligjit ndërkombëtar”, nga Rusia.

Ajo ka theksuar se sulmi ndaj Ukrainës ishte një gabim i madh.

“A kemi mundur të bëjmë më shumë që të parandalojmë këtë, që unë tani po e quaj tragjedi të madhe. Prandaj ju vazhdoni të pyesni pse, dhe unë natyrisht që vazhdoj t’i bëj këto pyetje”, është shprehur ajo në një intervistë për ARD.

Angela Merkel, ish-kancelarja gjermane

Merkel ka deklaruar se ka qenë kundër planit për të lejuar Ukrainën të anëtarësohej në NATO sepse ajo dëshironte të shmangte një përshkallëzim me Rusinë dhe sepse Ukraina nuk ishte e gatshme t’i bashkohej aleancës.

Ajo po ashtu tha se nuk ka qenë naive lidhur me “urrejtjen” e presidentit rus, Vladimir Putin, për modelin e demokracisë perëndimore, duke thënë se i ka paralajmëruar disa herë kolegët e saj se Putin dëshironte të përçajë Bashkimin Evropian.

Po ashtu, Merkel ka potencuar se ajo ndiente “trishtim të madh” që përpjekjet gjermano-franceze rreth marrëveshjes së paqes të Minskut me Rusinë nuk funksionuan, por megjithatë, nuk e fajësoi veten.

“Diplomacia nuk është gabim për faktin që nuk funksionoi”, ka thënë ajo duke shtuar “ nuk e kuptoj pse duhet të them se ishte gabim dhe të kërkoj falje për këtë”.

Marrëveshjet e paqes të Minskut, të arritura më 2014 dhe 2015, kishin për qëllim të zgjidhnin konfliktin në lindje të Ukrainës midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare ukrainase.

Liderët e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës u takuan nën të ashtuquajturin Format të Normandisë, duke kërkuar që t’i jepnin fund konfliktit. Por, këto pakte nuk u zbatuan plotësisht.

Merkel ishte kancelare e Gjermanisë nga viti 2005 deri më 2021.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika