Komuna e Ulqinit solidarizohet me viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, i bashkangjitet thirrjes së Kariq për mbështetjen e Rezolutës së OKB-së

“Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës në 1995”, komuna e Ulqinit i bashkangjitet thirrjes së Kryetares së Sarajevës Benjamina Kariq për mbështetjen e Rezulotës së OKB-së

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari

Komuna e Ulqinit i bashkangjitet thirrjes se Kryetares së Sarajevës z. Benjamina  Kariq për mbështetjen e Rezulotës së OKB-së e cila mbetet të votohet në Asamblenë e Përgjithshme mbi “Ditën Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës në 1995”.

“Ne si Komunë shembull i bashkëjetesës ndëretnike jemi të mendimit që krimet e së kaluerës nuk duhen harruar apo neglizhuar sepse nuk mund të kemi paqe stabile pa dhënë llogari mbi krimet e së shkuarës, kujtesa kolektive nuk mund të harrojë krimet ndaj të drejtave njerëzore të kësaj përmase por ndoshta mund të falë por gjithnjë duke vënë në drejtësi të gjithë ato të cilët kanë kryer vepra kundër njerëzimit,” thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna e Ulqinit solidarizohet me të gjithë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, familjarët e viktimave, të gjithë qytetarët e përkatësisë etnike boshnjake, shtetin e Bosnjës dhe Hervegovinës si dhe Komunën e Sarajevës.

“Ndjehemi të nderuar që mund të përkrahim një iniciativë të tillë e cila është një hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve ndëretnike në Ballkan dhe paqes së shumëpritur,” thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika