Kurti takohet me ambasadorin turk, rikonfirmohet vota e Turqisë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se ambasadori Angili e uroi kryeministrin Kurti për votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.

Ambasadori turk theksoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për votimin e ardhshëm në Komitetin e Ministrave.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për urimet dhe për mbështetjen e plotë të Turqisë. Më 16 prill të gjithë deputetët nga Republika e Turqisë votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushat e ekonomisë, kulturës, mbrojtjes dhe investimeve.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika