“S’është si më parë”, fluks i ulët i qytetarëve në Gërmi për 1 maj

Krahasuar me vitet paraprake, në parkun e Gërmisë u vu re fluks më i ulët i qytetarëve në shënim të 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Disa nga frekuentuesit që ka biseduar televizioni, shprehen të zhgënjyer me mosorganizimet e veçanta në këtë ditë gjersa kanë edhe nostalgji për këtë festë

Pamje nga Gërmia, 1 maj 2024.

Vite më parë, kjo rrugë nuk mund të kalohej kaq lirshëm.

Kjo sepse parku i Gërmisë ishte destinacion i rregullt i qytetarëve për 1 majin, Ditën e Punëtoreve.

Por në këtë një maj, fluksi i qytetarëve në Gërmi nuk është aq i lartë.

E lidhur me këtë, disa qytetarët shprehen të zhgënjyer.

“Mos t’flasim për ktyneherë. Kur kam qenë në kohën tuaj s’ka pas vend këtu. Lojëra, tupana e shumë të tjera. Edhe mas lufte u tubojshin po sivjet, fort pak paska. Kisha pas qef me kanë hala qashtu për 1 maj, qyshjo. Venin e mire e bojnë njerëzit”,tha Isë Gashi, qytetar.

Me Gashin pajtohen edhe të tjerë që mëngjesin e nisën në Gërmi e ditën planifikojnë ta mbyllin po aty e që kritika patën për mosorganizim të aktiviteteve.

“Jom ardh me shoqen prej 8 n’mëngjes. Vi çdo një maj e në Gërmi t’paktën dy herë në muaj. Se di pse s’kanë ardh. Nashta papunësia, skanë kohë t’lirë. Kish pas qef me pas naj organizim, me lu shotën (vallëzimin) po spo ka”,kathënë Zeqir Krasniqi, qytetar.

E në ditën e punëtorëve, u kritikua edhe mosrespektimi i të drejtave të tyre.

“Punëtorët po ikin më të madhe po e lëshojnë Kosovën, nuk po gjejnë perspektivë këtu. Kosova ka mbet edhe pa profesione të rëndësishme për arsye se rinia po e gjen vetën Evropë në vende më të zhvilluara”, tha Nehat Spahiu, qytetar.

Për dallim nga ditët e tjera, në parkun e Gërmisë sot është ndaluar hyrja e veturave e është lejuar vetëm qarkullimi me autobusë dhe disa shërbimeve esenciale.

1 maji në kryeqytet u prit me protesta nga punëtorë të arsimit, të sektorit privat si dhe organizata të shoqërisë civile.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika