AGK – deputetit Basha: Po synon disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga shteti

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Dimal Basha, duke thënë se i njëjti "po synon disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga shteti"

AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e RTK-së.

AGK ka thënë deputeti Dimal Basha synon disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga shteti.

“Në reagimin e ri pas intimidimit që bëri ndaj gazetares së RTK-së, Basha, e tregon hapur tendencën për të kontrolluar përmbajtjen editoriale të Transmetuesit Publik, duke ndërhyrë në atë se çka konsiderohet prioritet për t’u trajtuar dhe për t’u raportuar. Ngjashëm vepron edhe me AGK-në, kur provon të tregojë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të sillet e të veprojë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Tutje thuhet se AGK-ja, e ka mision primar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve, dhe reagon kur këto të drejta e liri, cenohen e shkelen.

“Teksa, lidhur me shkeljet e mundshme të Kodit të Etikës, çdo qytetar i Republikës së Kosovës, duke përfshirë deputetët, mund t‘i drejtojnë ato tek organi vetërregullues KMShK për mediet online, dhe tek KPM për televizione dhe radio”, thuhet tutje në reagim.

AGK-ja e ka ftuar deputetin që të përmbahet nga seria e sulmeve, si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj medieve, duke e përfshirë transmetuesin publik, RTK.

Më tej thuhet se aludimi i deputetit se si AGK ashtu edhe RTK u shërbejnë interesave të presidentit serb, Aleksandar Vuciq, është krejtësisht i pabazuar e i papranueshëm, por mbi të gjitha shumë i rrezikshëm.

“Gjuha e tillë, e vazhdueshme sikur kjo e z.Basha dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet, kanë kontribuar që Kosova të bie kaq shumë në nivelin e respektimit të lirisë së medies, sikurse e ka konstatuar raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij”, thuhet mes të tjerash në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Ndryshe, AGK dje ka njoftuar se Kosova ka shënuar regres për 19 vende në Indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”.

Lexo më shumë: Kosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij

Kosova u rendit në vendin e 75-të në botë, 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56-të.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika