Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares, ka rrëfyer për emisionin “Review” në Euronews Albania, momentet e para kur ai pikasi viktimën.

Ai tha se ishte duke gjuajtur peshk, kur pa diçka të dyshimtë, të cilën nuk po e dallonte nëse ishte njeri apo kukull.

Hasani tha se pasi e pa me dritën e telefonit për disa minuta, njoftoi Policinë, të cilët zbuluan më pas se ishte trupi i 9-vjeçares.

“Isha duke gjuajtur peshk, me dritë të telefonit pashë diçka poshtë atje në thellësi rreth 1 metër ujë. Nuk isha i sigurt se çfarë ishte, a ishte ndonjë kukull, ose njeri. Pasi e pashë me dritë telefoni rreth 10 minuta, atëherë njoftova Policinë.

“Pasi e nxori Policia nga uji dhe aty konstatoi se ishte njeri. Që mbrëmë e deri në këto momente Policia ka qenë në vendngjarje. Ka qenë ora rreth 21:00, por telefonatën e kam bërë rreth 15-20 minuta me vonesë, sepse nuk e dija se çfarë ishte”, tha Hasani.

Mbytet një 9-vjeçare në lumin Buna, Policia në kërkim të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika