Gjatë javës së kaluar në Prishtinë u sekuestruan armë e u shqiptuan afro 2 mijë masa administrative

Gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara në Prishtinë, janë realizuar 119 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 18 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime e të tjerë.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

​Policia ka bërë të ditur se aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë, derisa gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 8 armë të ftohta (thika) dhe 1 armë zjarri.

Më tej njoftohet se në po të njëjtën periudhë kohore, kanë shqiptuar një mijë e 946 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe të shkeljeve të kodit rrugor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika